Krstovski: Luajmë ndaj kampionëve, mirëpo shpresoj që pikët të mbesin në Strumicë

Akademia Pandev në mesjavë para tifozëve të vetë u mund nga Renova, ndërsa edhe nesër, po ashtu si nikoqir do të mirëpret një skuadër tjetër tetovare, atë të Shkëndijës, që në Strumicë udhëton si kampion, njofton “infOSport.mk”.

Një ndër futbollistët më të spikatur në rradhët e Akademia Pandev gjatë këtij sezoni, Mario Krstovski është i vetëdijshëm për fuqinë e kundërshtarit, megjithatë shpreson shumë që pikët kësaj rradhe do të mbesin në Strumicë.

“Disfatën që e pësuam në xhiron e fundit, tashmë i takon së kaluarës. Thjesht ishte një ditë jo e mirë për gjithë ne. Në ndeshjen e nesërme futemi me kokë të ftohtë, mendime të mira dhe dëshirë për tu mbiluajtur. Edhe pse përballë do të kemi një kundërshtarë shumë cilësorë, ne do të japim maksimumin dhe shpresoj që në fund pikët të na takojnë neve” – tha Mario Krstovski, sulmuesi i talentuar i Akademia Pandev, që njëherit është edhe pjesë e përfaqësueses shpresa të Maqedonisë.

Krtsovski gjatë këtij sezoni në vetëm dy ndeshje ka luajtur si titullarë, ndërsa në 5 të tjera është inkuadruar si zëvendësues. Ai shënoi dy gola në atë fitore 0:2 ndaj Bellasicës, edhe përkundër faktit se në lojë u inkuadrua vetëm në 20 minutuat e fundit të ndeshjes, ndërsa gjithashtu shkëlqeu edhe në ndeshjen e Kupës kundër Bregallnicës në kuadër të 1/8 së finales, kur shënoi plotë 4 gola në atë fitore 2:6 ndaj Bregallnicës. Krstovski pritet që edhe nesër të marrë besimin e trajnerit Jugosllav Trençovski, që në anën tjetër nuk do të mund të llogarisë edhe përfundimisht në shërbimet e Filip Mihajllov.

Leave a Reply