Bejtullai për “InfOSport.mk”: Ndaj Vardarit pa presion, shpresojmë në epilogun e dëshiruar!

Derbi Vardari-Shkëndija është sfida që tërheq vëmendjen më të madhe të xhiros së 10-të në elitën e futbollit vendor. Gjithmonë kur ka derbi, fokusi dhe sytë shkojë drejt asaj sfide, në të cilën presion nuk mungon nga të dyja palët, pasi secila dëshiron që ta fitojë derbin, e sidomos kur bëhet fjalë për dy skuadra që luftojnë titullin e kampionit.

E njejtë është edhe ajo e nesërmja që do të zhvillohet në stadiumin “Boris Trajkovski” në Shkup, ku të dyja skuadrat pretendojnë fitoren, ndërsa vetëm njëra do ta merr atë.

Nga ndeshjet me përfaqësuesuesën e Maqedonisë, direkt rikthehet në derbi mbrojtësi i tetovareve Egzon Bejtullai, përderisa në një prononcim për “InfOSport” ai shprehet se gjithçka duhet të merret pa eufori dhe të arrihet ajo më e mira.

“Kthehemi në kampionat me një derbi që tërheq vëmendje të madhe në opinion, mirëpo ne futbollistët e marrim me qetësi dhe hyjmë pa presion. Është ndeshje me rëndësi, por që vlen si krejt ndeshjet tjera dhe ne jemi të bindur për të hyrë në fushë të japim më të mirën në kërkim të rezultatit pozitiv. Takimi do të jetë i vështirë, por besoj se jemi të aftë ta menaxhojmë situatën dhe të dalim me epilogun e dëshiruar”, tha enkas për “InfOSport.mk” Egzon Bejtullai.

Takimi Vardari-Shkëndija luhet nesër në orën 14:30. /InfOSport.mk

Leave a Reply