Shkëndija pa Besmir Bojkun nesër përballë Vardarit

Shkëndija nesër përballet me Vardarin në ndeshjen e dytë të këtij sezoni në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Në këtë ndeshje mjaftë të rëndësishme, që cilësohet derbi vendor mes dy skuadrave më të forta në vitet e fundit në Maqedoni, trajneri i “kuqezinjëve” tetovar Qatip Osmani do të ketë hendikep vetëm Besmir Bojkun.

Mesfushori strugan që kohëve të fundit po luan në formë shumë të mirë, të premten ka lënduar kyçin e këmbës dhe si pasojë e kësaj mbetet jashta kombinimit për këtë përballje.

Ndryshe Shkëndija ka kompletuar ekipin, pasi paraprakisht gjatë pauzës, me angazhime me ekipet përfaqësueses ishin Musliu, Bejtullai, Imeri dhe Sadriu.

Leave a Reply