Trençovski: Kemi disa mungesa të rëndësishme, mirëpo shpresojmë në një rezultat pozitiv

Akademia Pandev tashmë 3 ndeshje me rradhë nuk dinë për fitore, ndërsa dita e sotme për këtë skuadër sjellë një transfertë të vështirë përballë Makedonija Gj.P, skuadër kjo që në anën tjetër në tre ndeshjet e fundit nuk ka pësuar asnjë disfatë, njofton ‘infOSport.mk’. Për më shumë skuadra nga Strumica do të jetë mem 4 mungesa shumë të rëndësishme, mirëpo edhe përkundër këtij fakti trajneri Trençovski shpreson në një rezultat pozitiv, e për më tepër një një referim korrekt.

“Realisht ndodhemi në një situatë të vështirë, kemi 4 futbollistë të dëmtuar, të cilët nuk do të jenë në formacion, Stojkov, Shikov, Tomovski dhe Mihajllov, mirëpo gjithsesi do të mundohemi të arrijmë një rezultat pozitiv. Pjesa tjetër e futbollistëve janë gati, jemi kompletuar me arrdhjen e reprezentuesve të U21, si Krstovski, Jovanov dhe Manevski. Makedonija Gj.P ka një super skuadër, e dimë janë pa asnjë disfatë si vendas, posedojnë përvojë të madhe mirëpo realisht shpresojmë në një ndeshje të mirë, arbitrim korrekt dhe fillim të mbarë të rrethit të dytë të kampionatit” – tha trajneri i A. Pandev, Jugosllav Trençovski.

Ndeshja midis Makedonija Gj.P dhe Akademia Pandevit starton në ora 14:30.

Leave a Reply