Fazliu: Ndaj Makedonija GJ.P kërkojmë hakmarrje për disfatën në kampionat

Ndeshjet çerekfinale të kuadër të Kupës së Maqedonisë sjellin edhe derbin lokal të Shkupit midis Makedonija Gj.P dhe Rabotniçkit. Vendasit ndodhen në një krizë rezultatesh, duke pasur parasysh se në tre ndeshjet e fundit kanë pësuart po aq disfata, me një gol averazh 3:10.

Në anën tjetër edhe Rabotniçki nuk mund të lëvdërohet me ndonjë rezultat më të mirë, nëse i marrim vetëm tre ndeshjet e tyre të fundit, ku kanë regjistruar vetëm një fitore 3:1 ndaj Pobedës dhe dy disfata në transfertë (0:2) ndaj Sileksit dhe (0:1) ndaj Akademia Pandevit. Megjithatë Fazliu, talenti shqiptarë i Rabotniçkit thotë se për këtë ndeshje janë përgatitur maksimalisht dhe do të kërkojnë hakmarrjen për atë disfatë në kampionat.

‘Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, në të cilën do të kërkojmë hakmarrje për atë disfatë në kampionat. Besoj se jemi më të mirë se Makedonija Gj.P, ndërsa një gjë të tillë do ta dëshmojmë edhe në fushën e blertë, edhe pse dorën në zemër fusha ku do të zhvillojmë ndeshjen e sotme nuk ofron kushte të mira për futboll, ashtu siç ofron fusha e stadiumit ‘Telekom Arena’ ku neve i zhvillojmë ndeshjet si vendas. Mirëpo pavarësisht kësaj neve futemi në këtë takim duke pasur në mendje vetëm fitoren, që do na hapte rrugë drejt synimit që kemi, e ajo është finalja e madhe’ – tha për ‘infOSport.mk’ talenti shqiptarë i Rabotniçkit, Lavdrim Fazliu.

Leave a Reply