Struga Trim Lum sërish pjesëmarrës në Kupën ‘Pavarësia 2018’

Kupa “Pavarësia 2018″ që mbahet për nder të 28 nëntorit, ditës së Flamurit Kombëtar shqiptarë, edhe për të dytin vit me rradhë do të zhvillohet në qytetin e Korçës.

Edhe këtë  herë pjesëmarrës do të jenë 4 skuadra, përfshirë këtu edhe ekipin e Struga Trim Lum, që edicionin e kaluar doli të jetë fitues.

Përveç ekipit strugan, pjesë e këtij turneu mbarëkombëtarë që do të organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit do të jenë edhe Otranti i Ulqinit, 2 Korriku nga Prishtina dhe skuadra nikoqire e Skënderbeut.

Shorti për ndeshjet gjysmëfinale do të hidhet me datë 27 nëntor, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen me datë 28 nëntor, duke filluar nga ora 11:00.

Leave a Reply