Liga e parë e Maqedonisë në futsal renditet e 37-ta në Botë!

Një lajm tejet i mirë për futsalin e Maqedonisë. Lista e cila është shfaqur sot ku tregon për nivelin e ligave më të forta në Botë nga gjithsej 109 shtete, tregon se liga e parë e futsalit të Maqedonisë renditet në pozitën e 37-të, duke lënë pas vetes ligat nga rajoni si Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Turqisë, Shqipërisë, Greqisë, por edhe ato të shteteve si Gjermania, Anglia, apo edhe Danimarka dhe Suedia, njofton ‘infOSport.mk’.

Futsali vendor viteve të fundit po dominohet nga Futsal Shkupi dhe Velesi, dy skuadra këto që edhe këtë vit po luftojnë për titullin e kampionit.


RENDITJA E PËRGJITHSHME NË NIVEL TË KAMPIONATEVE


Ndryshe është Superliga e Brazilit në futsal, më e fuqishmja në Botë me gjithsej 1897 pikë, apo 106 pikë më shumë se kampionati elitar i Spanjës, ndërsa në TOP10 bëjnë pjesë edhe kampionatet e Rusisë, Portugalisë, Argjentinës, Iranit, Kazakistanit, Italisë, Ukrainës dhe Paraguajit, transmeton ‘infOSport.mk’.

Kampionati më mirë i ranguar nga shtetet e Ballkanit, është ai kroat që mban pozitën e 12-të me 1410 pikë, për të vijuar më pas ai serb në pozitën e 15-të me 1364 pikë si dhe ai slloven në vendin e 17-të me 1328 pikë.

Maqedonia në pozitën e 37-të numëron gjithsej 1119 pikë.

Leave a Reply