Horo e bëri ‘hor’ Juventusin (VIDEO)

Edhe pse ndeshja e sotme ndaj Jang Bojs nuk kishte aq shumë rëndësi për Juventusin, duke pasur parasysh se ‘bardhezinjtë’ pavarësisht epilogut përfundimtarë, kishin siguruar kualifikimin në fazën e dytë të garave në Ligën e Kampionëve, një disfatë nga skuadra zvicerane mund të konsiderohet si një dobësi e kampionëve të Italisë, të cilët konsiderohen si një ndër skuadrat favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve këtë edicion, shkruan ‘infOSport.mk’.

Juventusi në transfertën në Zvicër u mund 2:1 nga Jang Bojs, te e cila skuadër figurë qendrore doli të jetë sulmuesi Guilome Horo, i cili realizoi të dy golat, nga një në secilën pjesë. Në anën tjetër golin e vetëm për ‘Zonjën e Vjetër’ në këtë përballje e realizoi rezervisti, Paulo Dybala.


GOLAT NGA NDESHJA JANG BOJS – JUVENTUS, MUND TI NDIQNI KËTU. 


Me po të njëjtin rezultat në kuadër të grupit ‘H’, Valencia në ‘Mestalja’ mundi Mançester Junajtedin. Soler dhe një autogol i Xhons, i siguruan avantazhin e dyfishtë skuadrës spanjolle, teksa golin e vetëm për ‘Djajtë e Kuq’ në këtë përballje e realizoi Markus Rashford 3 minuta para fundit të takimit.

Mirëpo pavarësisht disfatave, dy skuadrat favorite të këtij grupi, Juventusi dhe Mançester Junajtedi vazhdojnë garat për në fazën e dytë, atë të eliminimit, ku të hënën do të mësojnë edhe kundërshtarët e tyre për në 1/8 e finales.


GOLAT NGA NDESHJA VALENCIA – MANÇESTER JUANJTED, MUND TI NDIQNI KËTU. 


 

Leave a Reply