Mungesë kulture, ja çfarë u ndodhi 100 tifozëve pas ndeshjes Crvena Z.-PSZH

Të martën në stadiumin ‘Marakana’ në Beograd, Crvena Zveza mirëpriti Paris Sen Zhermenin në ndeshjen e vlefshme të grupit ‘C’ në Ligën e Kampionëve, ndërsa një emër si ajo e skuadrës franceze me plotë yje në rradhët e veta, pa dyshim se zgjoi shumë interesim në mesin e tifozëve serb.

Megjithatë rreth 100 tifozë të Crvena Zvezdës pas përfundimit të takimit kishin mbetur shumë të zemëruar, pasi përveç disfatës së thellë të skuadrës së tyre (1:4), atyre disa persona të panjohur ua kishin shqyer gomat e veturave të tyre të parkuara në afërsi të stadiumit të Partizanit, duke pasur parasysh se të dy stadiumet e dy skuadrave të njohura serbe ndodhen shumë afër njëra tjetrës.

Një gjest ky shumë i shëmtuar, por që realisht nuk është hera e parë që ndodh në Serbi, aty ku niveli i kulturës së tifozëllëkut është shumë i ulët.

Leave a Reply