Xhoshua-Vilder, gati për tu përballur mes tyre!

Britaniku Entoni Xhoshua po kërkon një meç me amerikanin, Denotej Vilder. Lajmin e kanë bërë të ditur nga tabori i boksierit amerikan, të cilët thonë se është vetë Xhoshua që kërkon një luftë me Vilder, ku fituesi do të shpallej kampion i unifikuar i botës në boks në peshat e rënda.

Aktualisht Entoni Xhoshua është bartës i titujve në IBF, WBO dhe WBA, ndërsa Vilder pak ditë më parë arriti të mbrojë titullin WBC në meçin kundër Tajson Fjuri.

Ata janë duke m’u përgjëruar tani’, – ka deklaruar Vilder, i pyetur lidhur me një meç të mundshëm me Xhoshua.

‘Ai po tenton të kontaktojë me mua papritmas, dhe menaxherët e tij po tentojnë të kontaktojnë me menaxherët e mi. Por, ai mund ta kishte pasur këtë mundësi. Ai kishte shumë mundësi’, – ka shtuar ai.

Mirëpo një gjë është e qartë, një meç i mundshëm mes Vilder dhe Xhoshua nuk mund të zhvillohet shumë shpejtë, pasi WBC ka caktuar tashmë meçin e radhës mes boksierit amerikan dhe Tajson Fjurit.

Leave a Reply