Momentet më të mira dhe super goli i Klsiman Cake ndaj Renovës (VIDEO)

Struga Trim Lum ka thelluar krizën e Renovës, skuadër kjo që asesi ti jep fund krizës së rezultateve në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra strugane që udhëhiqet nga Srgjan Zaharievski, të dielën në terren vendas shënoi fitore minimale 1:0 ndaj skuadrës tetovare, që tashmë ndanë pozitën e fundit në tabelë bashkë me Bellasicën, që të dyja skuadrat me nga 8 pikë.

Në anën tjetër Struga Trim Lum falë kësaj fitore tashmë renditet në pozitën e katërt me 19 pikë të tubuara.


MOMENTET MË TË BUKURA NGA NDESHJA, STRUGA TRIM LUM – RENOVA, NDIQENI KËTU. 


Ndryshe për 3 pikët e reja të Struga Trim Lum, u përkujdes 21-vjeçari nga Pogradeci i Shqipërisë, Klisman Cake, i cili dy ndeshjet e fundit, po luan rolin e golashënuesit, edhe pse me Jasmin Mecinoviq, janë dyshja e fundit në mbrojtjen e skuadrës strugane.

Klisman Cake realizoi një super gol në minutën e 33-të, kur sërish provoi të godas topin me pjesën e jashtme të këpucës, dhe nuk gaboi, pasi tashmë kjo veçori e goditjeve është bërë specialitet për këtë super mbrojtës.

Leave a Reply