Tifozët e Interit të revoltuar, ‘Spalleti out’

Interi edhe pse kishte një rast të shkëlqyeshëm për të vazhduar në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve, ‘zikaltërit’ mbrëmë dështuan të shënonin fitore ndaj  PSV Ajndhovenit, ndërsa në rrjetet sociale ka nisur ‘gjuetia’ për faktorin e një dështimi të bujshëm dhe të papritur.

Është trajneri Luçiano Spalletti i akuzuari kryesor, aq sa në Tëitter është shfaqur tashmë hashtagu #spallettiout.

Në shënjestër zgjedhjet e trajnerit, nga formacioni fillestar e deri tek zëvendësimi i sulmuesit Politano, ndër më të mirët në fushë, duke u futur Vrshaljko në një moment kur Interi ishte i detyruar të shënonte golin e fitores.

Një ndërrim i ngjashëm me atë në Torino ndaj Juventusit, kur Politano u zëvendësua nga Borja Valero, sinjal i qartë se trajneri ‘zikaltër’ nuk ka guxim dhe nuk luan dot për fitore në çdo ndeshje.

‘Meritojmë një skuadër më të mirë’, – shkruhej në Tëitter pas ndeshjes, me akuza të forta ndaj Spallettit, ndërsa nuk mungonte ironia e zakonshme: ‘Të akuzosh Barcelonën se mund të lërë ndeshjen e vetë dhe pastaj t’ia futësh vetes në San Siro, ky është Interi dhe mirë bëjnë që na tallin tifozët kundërshtarë’.

Leave a Reply