Liverpulli e paralajmëron derbin ndaj Junajtedit me supergolin e Shaqirit

Lideri aktual i Premierligës, Liverpulli të dielën në kuadër të javës së 17-të në ‘Enfilld Roud’ do të mirëpret rivalin e përbetuar Mançester Junajtedin.

Përmes faqes zyrtare në facebook ata kanë bërë paralajmërimin e këtij takimi, bashkë edhe me golin e Xherdan Shaqirit, i cili gjatë verës kishte shënuar një super gol me gërshërë.

Shaqiri te Liverpulli u transferua gjatë verës nga rradhët e Stouk Sitit, dhe në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Shtete e Bashkuara të Amerikës Shaqiri shënoi një supergol në debutimin e tij me fanellën e kuqe.

Sulmuesi shqiptar pritet të luaj që nga fillimi ndaj Junajtedit dhe deri më tani ka tre gola dhe dy asistime në 12 paraqitjet e tij në Premierligë.

Every Angle: Shaqiri's Stunner vs Manchester United 🔥

Next up, Manchester United on Sunday…

Публикувахте от Liverpool FC в Четвъртък, 13 декември 2018 г.

Leave a Reply