Qatip Osmani rrëmben çmimin e trajnerit më të mirë

Dy titujt e fituar me Shkëndijën sezonin e kaluar 2017/2018, bënë që Qatip Osmani me plotë meritë të shpallet trajneri më i mirë në futbollin vendor. Strategu tetovar çmimin e më të mirit në profesionin e trajnerit e pranoi nga ish seleksionuesi i Maqedonisë, Dragan Kanatlarovski.

“Futbolli është një lojë kolektive dhe me siguri se nuk do e fitoja këtë çmim nëse nuk do të kisha edhe ndihmën e bashkëpunëtorëve të mi, futbollistëve, stafit dhe Kompanisë ‘Ecolog’ me në krye familjen Destani. Ju falemenderit të gjithëve që më votuan’ – tha Osmani, i cili me Shkëndijën u shpall kampione e vjeshtës edhe në sezonin aktual.

Leave a Reply