A e dini se si e thërrasin Shaqirin shokët e skuadrës?

Xherdan Shaqiri po kalon një sezon të shkëlqyeshëm te Liverpulli, te e cila skuadër u transferua verën e këtij viti nga rradhët e Stouk Sitit. 27-vjeçari vështirë ta ketë imagjinuar një gjë të tillë edhe fundin e vitit të kaluar kur ishte pjesë e Stouk Sitit, por që tashmë ëndrrat i janë bërë realitet, kjo falë edhe besimit dhe insistimit të trajnerit Jurgen Klop, që ta transferojë futbollistin gjilanas në ‘Enfilld Roud”.

Dhe i gjithë ky besim i strategut gjerman po jep rezultatin e duhur dhe po bind të gjithë te Liverpulli, duke filluar që nga drejtuesit, stafi dhe futbollistët.

Shaqiri në 13 ndeshje me Liverpullin në Premierligë, ka arritur që të realizojë 5 gola, ndërsa kjo ka mjaftuar që ai të fitojë zemrat e miliona tifozëve në mbarë botën, ndërsa gjithashtu të fitojë edhe respektin shokëve të skuadrës, të cilët gjatë stërvitjeve, por edhe ndeshjeve të Liverpullit, e thërrasin me shkurtësen, Shaq (Shak).

Leave a Reply