Ronaldo mundi dy kampionët e Botës edhe për një çmim tjetër në karrierë

Për të tretin vit me rradhë Kristiano Ronaldo ka fituar çmimin në klasifikimin e ‘Globe Soccer Aëards’. Portugezi u shpall më i miri për vitin 2018, duke lënë pas vetes kampionët e Botës, Kilian Mbape dhe Antuan Grizman, teksa bartësi i ‘Topit të Artë’, Luka Modriç fare nuk kishte qenë i nominuar.

Sulmuesi i Juventusit këtë çmim e pranoi në gala mbrëmjen e organizuar në Dubai. Për të është kjo hera e 5-të në 8 vitet e fundit që e fiton këtë çmim. Portugezi është mbi të gjithë në përzgjedhjen e tifozëve.

№1 në klasifikimin e trajnerëve u zgjodh Didie Deshamp, i cili me Francën u shpall kampion i Botës në Botërorin e vitit 2018-të në Rusi.

Atletiko Madridi u zgjodh si klubi më i mirë, pavarësisht se Reali i Madridit ishte mbi të gjithë në dy edicionet e fundit.

Leave a Reply