Dalin në shitje biletat për ndeshjen FC Shkupi-Dinamo Zagreb

Prej nesër edhe zyrtarisht do të dalin në shitje biletat për ndeshjen kthyese të turit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve midis FC Shkupit dhe Dinamo Zagrebit, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje pritet me padurim nga gjithë shkupjanët, në veçanti tifo grupi “Shvercerat”, që pritet të dhurojnë spektakël në arenën “Todor Proeski”  mbrëmjen e 26 korrikut.

Rezultati nga ndeshja e parë 2:2, paralajmëron një super ndeshje në Shkup, e mbi të gjitha një shikueshmëri të madhe, kjo edhe për faktin se çmimi i biletave për të ndjekur ndeshjen midis FC Shkupit dhe Dinamo Zagrebit për së afërmi është shumë simbolik, 150 denar, me përjashtim të sektorëve VIP, në Jug, që do kushtojnë 300 denar dhe VIP – Veri, që do të kushtojnë 1000 denar.

INFORMIM – Vlen të theksohet se biletat gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë ti blejnë që nesër nga ora 15:00 deri në ora 20:00 tek Sheshi “Skënderbe”, ndërsa gjatë të dielës dhe të hënës në të njëjtin vend, të njëjtat do të mund ti blejnë që nga ora 12:00 e ditës, deri në ora 20:00.

Poashtu bileta do të ketë edhe në ditën e ndeshjes në hapësirat e stadiumit “Arena Todor Proeski”, duke filluar nga ora 18:00. (infOSport.mk )

Leave a Reply