Drita e Ardian Nuhiut po bënë dritë edhe në Europë

Drita e Ardian Nuhiut e ka prezantuar edhe një herë tjetër në mënyrën më të mirë të mundshme futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare, ashtu që lirisht mund të themi se Drita po bënë dritë edhe në Europë dhe jo vetëm në Kosovë.

Skuadra nga Gjilani mbrëmë shkëlqeu në Belgjikë, ndaj Antverpen, edhe pse nuk morën fitore.

Skuadra e Ardian Nuhijit barazoi pa gola në sfidën e parë të turit të dytë eliminatorë në kuadër të Ligës së Konferencës.

Kanë mbetur edhe 90 minuta të tjera që do të luhen në Prishtinë javën e ardhshme, por me paraqitjen e mbrëmshme Drita la të kuptohet se gjithçka është e mundshme dhe se edhe një gjigant si Antverpen mund të eliminohet.

Kujtojmë Drita me Ardian Nuhiun si kryetrajner shkëlqeu edhe edicionin e kaluar në këtë fazë të Ligës së Konferencës përballë holandezëve të Fejenord, skuadër kjo që në fund luajti në finalen e madhe në “Air Albania” në Tiranë, e ku për fat të keq pësoi disfatë nga Roma e Hoze Murinjos. (infOSport.mk)

Leave a Reply