Ish sulmuesi i Apolonisë së Fierit përforcon sulmin e Sileksit

Ish sulmuesi i Apolonisë së Fierit, Marko Rajkoviç, prej sot edhe zyrtarisht është pjesë e Sileksit, njofton ‘infOSport.mk’. Bëhet fjalë për një sulmues 26-vjeçar me origjinë nga Beogradi i Serbisë, i cili pjesë e skuadrës shqiptare kishte qenë për dy vite të plota (2014-2016).

Rajkoviç së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Sloboda Uzhice, mirëpo pas përfundimit të kontratës në fillim të janarit, ai nuk vazhdoi të njëjtën me këtë skuadër, duke qenë një futbollistë i lirë.

Edhe pse kishte opcione që të vazhdonte karrierën në vendlindjen e tij, Rajkoviç në fund vendosi të pranojë ofertën e drejtuesve të Sileksit, të cilët gjithashtu ishin në bisedime e sipër edhe me ish sulmuesin e tyre, Nedeljkoviç, që ditë më parë u nda me Rabotniçkin.

Rajkoviç përveç me Sloboda Uzhice dhe Apoloninë e Fierit, gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me skuadrat serbe, si Metalac, Kolubara dhe Singeliq.

Leave a Reply