Ish futbollisti i Shkëndijës golin e sotëm ndaj Flamurtarit i’a dedikoi Izair Eminit

Astrit Fazliu është një emër i njohur edhe për futbollin tonë vendor. Sulmuesi ferizajas në këtë kaluarën kishte qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës, ndërsa aktualisht i njëjti mbron ngjyrat e Dritës së Gjilanit, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu, njofton “infOSport.mk”.

Fazliu rezultoi deçiziv në fitoren e sotme të skuadrës gjilanase, duke realizuar golin e vetëm dhe të fitores në ndeshjen ndaj Flamurtarit. Këtë gol Fazliu i’a dedikoi shokut të tij të skuadrës, Izair Emini. Menjëherë pas golit të realizuar në minutën e 26-të, Fazliu mori fanellën e bashkëlojtarit të tij dhe festoi me të.

Fazliu e bëri këtë veprim pasi që Emini është duke i munguar ekipit të Dritës për shkak se doli pozitiv në testin për “COVID-19”, ndërkohë që në testin e dytë më pas rezultoi negativ. Ai tashmë pritet që të bëjë edhe testin e tretë, pas të cilit, gjithnjë nëse do të dilte negativ, do të mund ti bashkohej skuadrës së Dritës, që këtë edicion deri në fund pritet të luftojë për titullin e kampionit.

Leave a Reply