Lajm i keq për Renovën, Kobetiç humb stinorin pranveror

Lajme jo të mira për trajnerin Nikolla Ilievski – Xhixhi dhe Renovën, skuadër kjo që stinorin pranveror do të duhet të luaj pa portierin e saj standard, Matija Kobetiç.

Siç mëson ‘infOSport.mk’ gardiani kroat ka probleme serioze me boshtin kurizor, ashtu që me shumë gjasa do të duhet ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Është kjo një goditje e madhe për skuadrën nga Xhepçishti, pasi Kobetiç ishte ndër lojtarët më standard te Renova gjatë stinorot vjeshtorë, duke zhvilluar të gjitha 18 ndeshjet.

Duke pasur parasysh se edhe portieri rezervë, Hadis Veli ende është në fazë të rikuperimit pas ndërhyrjes kirurgjikale që pësoi në meniskun e këmbës së djathtë, drejtuesit e skuadrës tetovare me shumë gjasa do të reagojnë dhe do të kërkojnë një zgjidhje për në portë, pasi aktualisht portieri i vetëm që është në disponim të trajnerit Ilievski, është Vullnet Islami, i cili u rikthye te Renova nga rradhët e Korabit të Dibrës.

Renova pjesën e parë të sezonit 2018/2019 e mbylli në pozitën e 7-të me 21 pikë, 3 më shumë se Sileksi i pozitës së 8-të.

Leave a Reply