“RAI Sport”: Panuçi largohet nga Shqipëria!?

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi është gati të braktisë ‘kuqezinjtë’, vetëm rreth një muaj para fillimit të eliminatoreve të Europianit.

Një gjë të tillë pohon ‘RAI Sport’, që insiston se tekniku italian është gati të provojë veten me ish klubin e tij, Romën.

Sipas burimeve të rrjetit televiziv kombëtar italian, Panuçi është shprehur i gatshëm të marrë drejtimin e skuadrës ‘romake’, qoftë edhe deri në fund të këtij sezoni në rast shkarkimi të Euzebios Di Françeskos.

Trajneri është i gatshëm të braktisë menjëherë drejtimin e Shqipërisë për të marrë këtë post që do ta vinte në qendër të vëmendjes në Itali dhe mund t’i hapte rrugën që në të ardhmen të drejtonte në elitën e futbollit atje, siç shpresonte të bënte nëse do të drejtonte me sukses ‘kuqezinjtë’, por që dështoi në testin e tij të parë, Ligën e Kombeve.

Leave a Reply