Imeri shënon sërish, por Shkëndija kësaj rradhe nuk fiton (VIDEO)

Shkëndija në ndeshjen e saj të tretë të këtij edicioni ndaj Makedonija GJ.P ka regjistruar edhe barazimin e dytë, njofton “infOSport.mk”. Pas atij barazimi pa gola gjatë stinorit vjeshtorë në Shkup, të besuarit e trajnerit Qatip Osmani gjatë ditës së sotme barazuan 1:1 me Makedonija GJ.P, skuadër kjo që jo rastësisht dëshmoi se është edhe gjysmëfinalistë i sivjetshëm i Kupës së Maqedonisë.

Shkendija avanson ndaj Makedonija GJ.P, Imeri shënon sërish

Shkëndija avanson ndaj Makedonija GJ.P, Imeri shënon sërishMAKEDONIJA GJ.P – SHKËNDIJA 0:1(O. Imeri 5')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 24 февруари 2019 г.

Ndryshe ndeshja filloi në mënyrë të shkëlqyer për Shkëndijën, që avansoi vetëm pas 5 minutave lojë me anë të Omar Imerit. Talenti shkupjan shënoi një gol mjaft të bukur me një goditje nga distanca me të djathtën e tij, mirëpo goli i tij nuk u tregua i mjaftueshëm në fund.

Makedonija Gjorçe Petrovi gjatë pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 58-të me anë të brazilianit Robson da Silva nga gjuajtja e lirë shënoi golin e barazimit. Goditja e brazilianit përfundoi në shtyllë, që më pas nga shpina e Kostadin Zahov të ndalet në rrjetë.

MAKEDONIJA GJ.P BARAZON SHIFRAT NDAJ SHKËNDIJËS

MAKEDONIJA GJ.P BARAZON SHIFRAT NDAJ SHKËNDIJËSMAKEDONIJA GJ.P – SHKËNDIJA 1:1(Robson da Silva 58')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 24 февруари 2019 г.

Edhe pse deri në fund të takimit kishte edhe mjaft kohë dhe mendohej se Shkëndija do të rikthejë epërsinë, një gjë e tillë nuk ndodhi edhe përkundër tentativave të futbollistëve “kuqezi”, të cilët vazhdojnë të kryesojnë bindshëm renditjen tabelare, sërish me 8 pikë epërsi, mirëpo kësaj rradhe ndaj një kundërshtari tjetër, Akademia Pandev, që falë fitores në derbin lokal ndaj Bellasicës tashmë me 36 pikë pozicionohet në vendin e dytë, duke zbritur Vardarin në pozitën e 3-të me 35 pikë.

Leave a Reply