Siti turpëron Shalke 04, frikëson kundërshtarët (VIDEO)

Mançester Siti ka turpëruar Shalke 04 në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, duke mundur me rezultatin e thellë 7:0, njofton “infOSport.mk”. Siti i Guardiolas kishte shënuar fitore (3:2) edhe në ndeshjen e parë në “Gellzenkirshen”, ashtu që në fund me plotë meritë me rezultatin e përgjithshëm 10:2 u kualifikua për në çerekfinale.

Që në pjesën e parë Siti falë “dopietës” së Kun Agueros (35’, 38’) dhe golit të shënuar nga Leroj Sane (43’) krijoi një epërsi të madhe prej 3:0, ndërsa edhe përkundër këtij fakti ata nuk ndaluan as në pjesën e dytë, kur shtuan edhe 4 gola të tjerë, duke i shkaktuar një ndër disfatat më të rënda Shalke 04 në kuadër të ndeshjeve në Ligën më prestigjioze europiane.


GOLAT NGA NDESHJA MANÇESTER SITI – SHALKE 04, NDIQENI KËTU.


Sterling në minutën e 56-të shënoi golin e katërt për Sitin, teksa Berardo Silva në minutën e 71-të shënoi edhe golin e pestë në rrjetën e Fahrman.

Rezervisti Foden në minutën e 78-të shënoi edhe golin e 6-të për skuadrën e Guardiolas, teksa rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Mançester Siti 7, Shalke 0, e vendosi Gabriel Hesus në minutën e 84-të.

Me këtë fitore Siti pa dyshim se paralajmëroi kundërshtarin e rradhës, të cilin pritet ta mësojë në shortin e së premtes, kur edhe zyrtarisht do të mësojmë të gjitha çiftet.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply