Formacionet zyrtare, Kosovë-Bullgari

Përfaqësuesja e Kosovës sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të një cikli eliminatorë nën ëmbrellën e UEFA-s, njofton “infOSport.mk”. Skuadra “dardane” do të jetë nikoqir i Bullgarisë në ndeshjen e vlefshme të grupit “A”, aty ku sonte do të zhvillohet edhe ndeshja midis Malit të Zi dhe Anglisë.

Sa i përket takimit në Prishtinë, tashmë trajnerët e të dyja kombëtareve kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare, me Çallandes, i cili në sulm sërish i ka besuar Vedat Muriqit. Për dallim nga ndeshja miqësore me Danimarkën, dy ndryshimet e vetme janë Hekuran Kryeziu në mesfushë dhe Benjamin Kollolli në krahun e majtë të mbrojtjes.

Më poshtë mund të shihni edhe formacionet zyrtare nga ndeshja, Kosovë-Bullgari.

Leave a Reply