Fazliu i bindur në fitoren ndaj Bellasicës

Rabotniçki sot në stadiumin e qytetit në Shkup do të mirëpret Bellasicën, me shpresë se do të marrë 3 pikët e plota. I të njëjtit mendim është edhe talenti shqiptarë, Lavdim Fazliu, i cili beson ende në daljen në Europë të skuadrës së tij.

“Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, ndërsa duke pasur parasysh se deri në fund të kampionatit ka edhe shumë ndeshje, neve besojmë ende në daljen në Europë, ndërsa një gjë të tillë shpresojmë të bëjmë me rezultate pozitive dhe fitore, edhe atë duke nisur që nga ndeshja e sotme kundër Bellasicës. Jam i sigurtë 100% se fitorja do të na takojë neve në këtë përballje” – tha enkas për “infOSport.mk”, Lavdrim Fazliu.

Leave a Reply