Maqedonia dhe Kosova sërish do luajnë miqësore

Përfaqësuesja e Maqedonisë në konkurrencë të femrave do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër përfaqësueses së Kosovës, si pjesë e përgatitjeve për sfidat e rradhës që i presin në kuadër të cikleve eliminatore që pasojnë, shkruan “infOSport.mk”.

Që të dyja ndeshjet pritet të zhvillohen në Kosovë, ndërsa tashmë është caktuar edhe vendi dhe data e ndeshjes së parë. Ajo do të zhvillohet me 5 prill (nesër) në Gjakovë, ndërkohë ndeshja e dytë është paraparë të zhvillohet me 8 prill, mirëpo vendi ku do të zhvillohet do të caktohet në mënyrë plotësusese.

Rikujtojmë vashat e Maqedonisë dhe Kosovës kohë më parë në Shkup kishin zhvilluar dy ndeshje kontrolluese, që ishin mbyllur me barazim pa gola (0:0) dhe fitore të Kosovës (0:2).

Maqedonia ndeshjet eliminatore për Europianin e vitit 2021 do ti nis gjatë muajit gusht të këtij viti, ndërsa rikujtojmë se ata bëjnë pjesë në grupin “G”, bashkë edhe me Francën, Austrinë, Serbinë dhe Kazakistianin. Të njëjtat eliminatore janë paraparë të zgjasin deri shtatorin e vitit 2020, ndërkohë në të njëjtin viti do të zhvillohen ndeshjet e “play-off”, për të mësuar edhe kombëtaret e fundit që do të sigurojnë një vend për në ndeshjet finale të Europianit të vitit 2021.

Leave a Reply