Derbi i Pollogut në Perëndim mbyllet me barazim (VIDEO)

Derbi i Pollogut në Ligën e Dytë – Perëndim midis Teteksit dhe Gostivarit është mbyllur me barazim, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e ARSM-së në Tetovë u mbyll me shifrat 1:1, me Gostivarin që golin e barazimit e realizoi vetëm në minutën e parë shtesë të takimit.

Ndryshe që të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Darko Gjurçinovski në minutën e 62-të kaloi në epërsi Teteksin, kur falë pasimit me kokë të Dario Desniq, me një parabolë arriti që të mposhtë portierin Ramani.

Teteksi avanson në derbin e Pollogut ndaj Gostivarit

Teteksi avanson në derbin e Pollogut ndaj Gostivarit TETEKSI – GOSTIVARI 1:0(D. Gjurçinovski 63')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 6 април 2019 г.

Pas këtij goli Gostivari me shumë mençuri adiministroi lojën, duke kërkuar golin e barazimit, të cilin e gjeti në minutën e parë shtesë të takimit.

Esati me kokë brenda zonës ktheu topin për Bashkim Lamën, i cili nga afërsia shënoi për barazim të rezultatit në 1:1.

Gostivari barazon ndaj Teteksit në minutat shtesë

TETEKSI – GOSTIVARI 1:1(B. Lama 90+1')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 6 април 2019 г.

Kjo solli shumë pakënaqësi në mesin e futbollistëve vendas, ndërsa fare në fund e lëshuan nervat sulmuesin Dario Desniq, i cili edhe pse ishte në bankinë u fut sërish në fushë, duke kërkuar që të qerrojë hesapet me një nga futbollistët e Gostivarit, e që në fund doli të jetë Kristijan Ristovski, i cili gjithashtu u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë, duke lëshuar ndeshjen para kohe.

Fundi i derbit te Pollogut sjelle edhe tensione dhe dy kartone te kuq

Fundi i derbit te Pollogut sjelle edhe tensione dhe dy kartone te kuq TETEKSI – GOSTIVARI 1:1(D. Gjurçinovski 62' – B. Lama 90+1')Karton të kuq: (D. Desniq 90+' – K. Ristovski 90+')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 6 април 2019 г.

Pas këtij barazimi Gostivari vazhdon të mbajë pozitën e 3-të në renditje me 30 pikë, ndërkohë Teteksi me 22 pikë mban pozitën e 8-të.

Leave a Reply