Messi afër rekordit historik me Barcelonën

9 gola në 5 ndeshjet e fundit. Shifra këto që tregojnë më së miri për formën e shkëlqyer në të cilën po kalon ylli argjentinas i  Barcelonës, Lionel Messi.

Sonte “pleshti” ka mundësinë që të vazhdojë këtë seri të golave, duke pasur parasysh se para vetes do të ketë skuadrën e tij të preferuar, Atletiko Madridin, ndaj së cilës skuadër ka shënuar më së shumti gola.

Ndërkohë fitorja eventuale e skuadrës së Barcelonës  ndaj Atletiko Madridit në “Kamp Nou”, Messit pothuajse do i’a siguronte titullin që për të do të ishte i 10-ti me Barcelonën, një rekord i ri ky personal për argjentinasin, pasi do bëhej futbollisti i parë që arrinë një gjë të tillë.

Ndërkohë rekordin absolut në La Liga e mban Gento, i cili në periudhën mes viteve 50 dhe 60-të, me Realin kishte fituar 12 tituj.

Leave a Reply