Ndryshojnë terminet e ndeshjeve gjysmëfinale në LK

UEFA ka ndryshuar terminet e ndeshjeve gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të takohen Totenham-Ajaks dhe Barcelona-Liverpull. Ndeshja e parë do të luhet në Londër me 30 prill (e martë), aty ku Totenhami i Maurisio Poçetinos do të mirëpret Ajaksin, ndërkohë një ditë më vonë, me 1 maj në “Kamp Nou”, Barcelona do të jetë nikoqire e Liverpullit.

Ndeshja kthyese mes Liverpullit dhe Barcelonës në “Enfilld Roud” në program është me datë 7 maj, ndërsa me 8 maj do të mësohet edhe emri i skuadrës së dytë finaliste, kur në stadiumin “Johan Krojf” në Amsterdam do të diskutojnë Ajaksi dhe Totenhami.

Rikujtojmë finalja e madhe e Ligës së Kampionëve për edicionin 2018/2019 do të zhvillohet me 1 qershor në stadiumin “Vanda Metropolitano” në Madrid.

Leave a Reply