Trajneri i Arsenalit pjesë e historisë së Liga Europa

Trajneri i Arsenalit, Unaj Emeri ka hyrë në historinë e Liga Europa, pasi u bë trajneri i parë që ka arritur të kualifikohet në 4 finale të këtij kompeticioni.

“Topçinjtë” arritën që të kualifikohen për në finalen e madhe të 29 majit në Baku, pasi eliminuan Valencian duke mundur në të dyja ndeshjet.

Para kësaj Emeri kishte dërguar Seviljën 3 herë me rradhë në finalet e Liga Europa, duke dalë fitues në të gjitha. Një gjë e tillë kishte ndodhur nga viti 2014, deri në vitin 2016, kur Sevilja thjesht ishte “Mbretëresha e Ligës Europa”.

“Pranuam një gol të hershëm, mirëpo reaguam shumë shpejtë. Është e vërtetë se përgjigja jonë ishte e shpejtë. Valencia luan mirë në pjesën difenzive, mirëpo neve ishim shumë të qetë në momentet kur ishte shumë e nevojshme. Goli ynë erdhi shpejtë dhe ne barazuam rezultatin. Pas këtij momenti neve kontrolluam ndeshjen me një vetëbesim edhe më të madh. Mendoj se kemi bërë një ndeshje shumë të fortë përballë një kundërshtari të madh, që në “Mestalja” çdo herë luan shumë mirë” – tha Emeri pas fitores 4:2 të Arsenalit përballë Valencias në ndeshjen e dytë gjysmëfinale.

Leave a Reply