Milani gati për dy lëvizje në merkaton e verës

Merkato e Milanit nuk do të jetë me emra të mëdhenj, sidomos nëse “rossonerët” nuk i’a dalin që të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Një gjë të tillë kishte paralajmëruar edhe drejtuesi i lartë Leonardo, që kohë më parë, i cili gjithashtu kishte  paralajmëruar edhe shumë largime.

Reparti me numrin më të madh të largimeve do të jetë mesfusha. Montolivo dhe Bertolaçi do të largohen pasi u përfundon kontrata, ndërsa e ardhmja e Bonaventurës nuk dihet për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.

Sipas “milanneës.it”, drejtuesit e klubit po shikojnë për disa alternativa, ndërsa dy emrat që pritet të zbarkojnë në “San Siro” për më pak se 15 milionë euro, janë

Dankan i Sasuolos dhe Diauara i Napolit.

Milani aktualisht ndodhet në pozitën e 5-të me 62 pikë, 3 më pak se Atalanta e vendit të katërt, ndërsa në dy xhirot e fundit kundër Frosinones dhe SPAL, do të shoh mundësinë e ngjitjes në TOP4, dhe kualifikimin për në ndeshjet e Ligës së Kampionëve Europian.

Leave a Reply