Ronaldo sërish solidarizohet me popullin palestinez,  dhuron 1.5 milionë euro për iftare

Humaniteti i Kristiano Ronaldos sërish në vepër. Ylli portugez i futbollit njihet si një nga njerëzit më humanë në botë, ai shpesh dhuron shuma të mëdha parash për të ndihmuar nevojtarët por një nga vendet të cilin e ka ndihmuar më shumë është Palestina.

Sipas asaj që transmetojnë disa media ndërkombëtare, Ronaldo sërish ka vendosur të dhurojë të holla për popullin palestinez, edhe atë pikërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit, duke dashur që të ju ndihmojë atyre, që të paktën në këtë muaj sofrat e tyre të jenë të mbushura me ushqimet e nevojshme.

1.5 milion euro thuhet të jetë shuma që ka vendosur të dhurojë Kristiano Ronaldo për popullin e vuajtur palestinez, që ditë më parë ishte cak i granatimeve nga ana e agresorëve izraelitë.

Ky lajm ka bërë jehonë në të gjitha mediat, ndërsa shumë muslimanë anë e mbanë Botës e kanë falënderuar Ronaldon për këtë gjest të mrekullueshëm.

Leave a Reply