Pep Guardiola për të dytin vit me rradhë shpallet trajner i vitit në Premierligë

Pep Guardiola edhe për të dytin vit me rradhë është shpallur si trajneri më i mirë në Premierligën angleze. Në çmimin e akorduar nga Shoqata e Trajnerëve të Ligës, spanjolli la pas krahëve Jurgen Klop, ndaj të cilit edhe fitoi luftën për titull.

Mançester Siti u shpall kampion për edicionin 2018/2019 me 98 pikë, vetëm një më shumë se Liverpulli i vendit të dytë.

Për strategun “katalunas” është ky titulli i 26 në karrierë, duke tejkaluar në këtë mënyrë rivalin e tij të madh, Hoze Murinjon, që numëron 25 trofe.

“Është një nder të fitoj këtë çmim. Dua që ta ndaj me të gjithë lojtarët e mi, sepse ata janë artistët e gjithçkaje. Gjithashtu edhe stafin tim sepse luftuam kundër shumë menaxherëve të tjerë, veçanërisht ndaj Jurgen Klop, i cili ishte një rival i pabesueshëm deri në fund”, – tha Guardiola.

Rikujtojmë Guardiola edhe sezonin e kaluar ishte shpallur kampion në Angli me Mançester Sitin, me të cilën skuadër do të tentojë që një gjë të tillë të bëjë edhe sezonin e ardhshëm, ku sërish si kundërshtarë kryesor do të ketë Liverpullin e Jurgen Klop.

Leave a Reply