Pas lamtumirës, Fisnik Nuhiu zbulon të ardhmen e tij

Fisnik Nuhiu të dielën edhe zyrtarisht do i jap fund karrierës së tij të pasur aktive prej 19-vitesh, ndërsa një gjë të tillë do të bëjë në ndeshjen që Renova e tij do ta zhvillojë kundër Shkëndijës, skuadrës ku kishte bërë hapat e parë. Vërtetë një rastësi e bukur kjo, që kapiteni legjendarë i Renovës të përshëndetet me të gjithë futbolldashësit e vërtetë të Tetovës dhe në përgjithësi të futbollit në Maqedoni.

Megjithatë edhe e ardhmja e Nuhiut do të jetë sërish e lidhur me futbollin dhe skuadrën e Renovës. Një gjë të tillë Nuhiu zbuloi për “infOSport.mk”, duke bërë të ditur edhe postin që do të ushtrojë te skuadra nga Xhepçishti, pas përfundimit të sezonit aktual.

“Fisi do të vazhdojë me Renovën. Bashkë me Lirim Saitin do jemi 2 drejtora që do e udhëheqim klubin në të ardhmen. Pronarët e klubit më kanë vlerësuar maksimalisht duke më dhënë besimin. Jam pjesë e Renoës tashmë 14 vite e gjysmë dhe do vazhdojmë si duket edhe shumë vite bashkë. Kemi marrdhënie shumë të mira me pronarët dhe besim të madh reciprok. Mendoj se kam shumë për të dhënë edhe si drejtues, ashtu siç kam dhënë deri më tani si futbollistë” – u shpreh enkas për “infOSport.mk” kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu.

Ndeshja ndërmjet Renovës dhe Shkëndijës, e fundit për sezonin 2018/2019 në program është të dielën me fillim në ora 16:30.

Leave a Reply