Fitojnë kombëtaret e mëdha si Franca, Gjermania dhe Italia, turqit mundën nga Islanda

Kombëtaret e mëdha si Franca, Gjermania, Belgjika dhe Italia kanë shënuar fitoret e radhës në kualifikimet për Euro 2020.

Kampionët e Botës që janë në grup me Shqipërinë, kanë mposhtur në udhëtim 0:4 Andorrën, ndërkohë në po të njëjtin grup, Islanda falë dopietës së Sigurdson mundi Turqinë me rezultatin 2:1.

Gjermania ka demoluar Estoninë, duke e mposhtur në stadiumin e Maincit me rezultat 8:0, Belgjika shënoi fitore 3:0 ndaj Skocisë, teksa Italia me shumë vështirësi mundi Bosnje e Hercegovinën (2:1).

Befasia e mbrëmjes ndodhi në Athinë, aty ku Greqia u dorëzua përballë Armenisë.

Më poshtë mund të shihni të gjitha rezultatet nga dita e sotme në ndeshjet eliminatore për Europianin e vitit 2020.

Leave a Reply