Besir Alili kualifikohet në çerekfinale të Europianit për kadet

Mundësi i talentuar shkupjan i KM Liria, Besir Alili është kualifikuar në çerekfinale të Europianit për kadet, që po mbahet në Faenza të Italisë, njofton “infOSport.mk”.

Në kategorinë deri me 48 kg, Alili ishte i shkëlqyeshëm në luftën e 1/8 së finales ndaj polakut Oskar Kulczycki, duke e dominuar plotëssisht sfidën dhe fituar atë me superioritet teknik prej 10-0 që në raundin e parë.

Kësisoj Besir Alili arriti që të kaloj në çerekfinale, luftë këtë të cilën do ta zhvillojë pas pak kundër mundësit nga Moldavia Andrri Vitan.

Leave a Reply