Futbollisti nga Gostivari gati ti bashkohet Milanit!

Futbollisti aktual i Arsenalit, Shkodran Mustafi, me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, mund të rikthehet në kampionatin italian “Serie A”.

Mustafi tashmë 3 vite është pjesë e skuadrës londineze të Arsenalit, mirëpo sezoni i fundit ku në disa ndeshje ai shihte veten në bankinë, kanë bërë që ai të mendoj largimin nga tabori i “topçinjëve”.

Në rast se një transferim i këtillë realizohet, atëherë Mustafi do të rikthehej sërish në “Serie A”, aty ku kishte luajtur për dy vite (2012-2014) me fanellën e Sampdorias.

Leave a Reply