Caktohen arbitrat për ndeshjen, Pjunik-FC Shkupi

FC Shkupi të enjten që vjen do të zhvillojë ndeshjen e parë eliminatore në kuadër të Liga Europa  kundër Pjunik, njofton “infOSport.mk”. Është ky viti i dytë me rradhë që skuadra nga Çairi do të prezantojë vendin tonë në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europipan, ndërsa UEFA tashmë ka vendosur edhe emrat e arbitrëve që do të drejtojnë këtë ndeshje.

Bëhet fjalë për arbitrin Luka Barbeno nga San Marino, të cilit do i ndihmojnë bashkëkombasit e tij, Françesko Lunardon dhe Salvatore Tutifruti, teksa arbitër i katërt do të jetë Mishele Skarpino, poashtu nga San Marino.

Ndeshja midis Pjunik dhe FC Shkupi në program është me datë 11 korrik me fillim në ora 15:30.

Leave a Reply