Makedonija GJ.P pasurohet me dy talentë shqiptarë

Makedonija GJ.P përmes faqes së saj zyrtare sot është lavdëruar me 3 talentë të rinj, që vijnë nga shkolla e futbollit të kësaj skuadre. Fjala është për dy futbollistët shqiptarë, Sefer Emini dhe Arbi Vosha, si dhe për portierin Damjan Serafimov, të cilët në sezonin e ri do të jenë pjesë e ekipit të parë, njofton “infOSport.mk”.

Që të tre që nga fillimi i përgatitjeve janë vënë nën urdhërat e trajnerit Aleksandar Tanevski, ndërsa një gjë e tillë ka gëzuar tej mase edhe shkupjanin Sefer Emini.

“Jam shumë i kënaqur që do jem pjesë e ekipit të parë. Falënderojë drejtuesit dhe trajnerin për besimin e dhënë, shpresoj të jap më të mirën nga vetja, ndërsa me punë dhe përkushtim, siç kam bërë deri më tash, besoj se do i’a arrijë qëllimit që të jem pjesë e formacionit, tek i cili do të mbështetet trajneri ynë” – tha Sefer Emini.

18-vjeçari Emini pjesë e Makedonija GJ.P ëshët tashmë 4 vite, ndërsa ai nesër bashkë me pjesën tjetër të skuadrës do të udhëtojnë për në Armeni, aty ku me datë 11 korrik do të përballen me ekipin e Alashkert FC.

“Nesër bashkë me skuadrën do të udhëtojmë për në Armeni, aty ku na pret ndeshja e parë eliminatore e Liga Europa kundër skuadrës së Alashkert FC. Shpresoj se nga kjo transfertë do të rikthehemi me një rezultat pozitiv, që do të na ndihmonte për ndeshjen e kthimit në Shkup me datë 18 korrik” – deklaroi Emini, i cili luan në rolin e mesfushorit difenziv.

Sa i përket Arbi Vosha, ky i fundit luan si sulmues, ndërsa edhe ai njëjtë sikurse edhe portieri i talentuar Serafimov do të jenë pjesë e ekspeditës “verdhekuq”, që nesër do të udhëtojë për në Armeni.

 

Leave a Reply