Renova fiton sërish, kësaj rradhe mund Labunishtën

Renova ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë me rradhë në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores 5:1 ndaj Dritës së Bogovinës, të shtunën djemtë e trajnerit Bujar Islami shënuan fitore 4:1 ndaj Labunishtës, e ku në shprehje erdhën futbollistët ofenziv.

Remzifaik Selmani realizoi sërish, duke shënuar golin e parë për “gjipspunuesit”, të cilët falë golave të shënuar edhe nga Lavdrim Skenderi dhe Florian Kadriu, pjesën e parë e mbylli me avantazhin 3:0.

Gjatë pjesës së dytë trajneri Islami vendosi të ju jap rastin edhe futbollistëve nga bankina, ndërsa kjo refelektoi edhe në lojën e skuadrës nga Xhepçishti, që megjithatë i’a doli të shënojë përmes Bojan Miovskit edhe golin e katërt, me të cilin u mbyll kjo ndeshje me shifrat 4:1.

Ndeshjen e rradhës Renova do ta zhvillojë me 17 korrik kundër skukadrës serbe të Trajal.

Leave a Reply