Vardari fiton, Ibishi sërish shënon

Vardari me fitore ka mbyllur përgatitjet kryesore në Slloveni, aty ku ishin vendosur që nga 15 korriku, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Aleksandar Vasoski mundi ekipin turk të Kasimpasha me rezultatin minimal 1:0, ndërsa edhe njëherë tjetër deçiziv rezultoi sulmuesi i talentuar shqiptarë, Xhemal Ibishi.

Pas pjesës së parë pa gola, Ibishi golin e fitores për “kuqezinjtë” nga Shkupi e realizoi në minutën e 55-të.

12 minuta më vonë skuadra turke ishte shumë afër barazimit, mirëpo shtylla shpëtoi Gaçevskin në këtë rast, i cili deri në fund të takimit arriti që të ruaj portën e tij të paprekur.

Ishte kjo ndeshja e 5-të kontrolluese për Vardarin në tokën sllovene, ku regjistroi dy fitore, një disfatë, ndërkohë dy ndeshjet tjera nuk u zhvilluan deri në fund për shkak të rreshurave të rrëmbyeshme.

Ekspedita “kuqezi” gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë edhe stërvitjen e fundit, ndërsa gjatë orëve të pasditës do të nisen për në Shkup, aty ku do të zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore, atë gjeneralen kundër Struga Trim Lum në prag të sezonit të ri që starton me 11 gusht.

Leave a Reply