Qatip Osmani te Prishtina! Strategu tetovar tregon të vërtetën për “infOSport.mk”

Pas largimit nga Shkëndija, emri i Qatip Osmanit gjatë ditës së sotme është lakuar me Prishtinën, drejtuesit e së cilës skuadër gjatë ditës së sotme vendosën të shkarkojnë trajnerin Mirel Josa.

Ky lajm u përhap me shpejtësi edhe në vendin tonë, ndërsa “infOSport.mk” për të sqaruar opinionin më mirë dhe më saktë gjatë ditës kontaktoi drejtëpërdrejtë me Qatip Osmanin, i cili u shpreh: “Sinqerisht nuk e di nga doli ky lajm, mua personalisht nga Prishtina nuk më ka kontaktuar askush. Kam shumë respekt dhe nder për Prishtinën, që është një ndër klubet më të trofeshëm në Kosovë, megjithatë e vërteta për momentin është kjo, me mua nuk ka kontkatuar asnjë drejtues i tyre”.

Osmani njihet si një trajner kampion, i cili sukseset më të mëdha i arriti me Shkëndijën, kur 3 herë arriti që të shpallet kampion i Maqedonisë së Veriut, ndërsa gjithashtu me këtë skuadër luajti edhe në fazën “play-off” të Liga Europa. Ai përveç Shkëndijës, gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe Renovën.

Leave a Reply