Bernard Berisha gati për të konfirmuar formën e mirë edhe me Kosovën

Bernard Berisha mendon se ka ardhur momenti i tij. Në mungesë të Milot Rashicës dhe Arbër Zenelit, ish-lojtari i Skënderbeut, aktualisht pjesë e skuadrës ruse të Akhmat Grozny, shpreson të ketë sa më shumë minuta përballë Republikës Çeke të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Bernard Berisha e pranon se po kalon një moment shumë të mirë me skuadrën e tij dhe të njëjtën formë shpreson të shfaqë edhe me fanellën e përfaqësueses së  Kosovës.

Mesufushori me tipare sulmuese në konferencën për shtyp tha se beson fuqishëm në një fitore të “dardanëve” ndaj Çekisë.

 “Gjithmonë është kënaqësi të jem pjesë e Kosovës. Shpresoj të më jepet mundësia për të luajtur, duke e ditur që nuk më është dhënë në asnjë ndeshje zyrtare në këto eliminatore. E kam pritur këtë moment. Trajneri e di që është momenti im. Shpresoj që do të luaj për Kosovën dhe shpresoj që do të arrijmë një fitore” – është shprehur Berisha.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke në program është të shtunën, me fillim në ora 15:00.

Leave a Reply