Kosova niset drejt Anglisë, për të mbrojtur rekordin

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është nisur drejt Anglisë, atje ku të martën, në orën 20:45 në stadiumin “Sent Meri”, do të përballet me Anglinë.

“Dardanët” janë të motivuar teksa triumfi 2:1 në ndeshjen shtëpiake ndaj Çekisë i ka afruar edhe më shumë drejt kualifikimit në “Euro 2020”.

Kësaj rradhe “Dardanët” përballë do të kenë Anglinë, skuadër kjo që deri më tani ka fituar të tre takimet e grupit, duke e kryesuar atë me 9 pikë, një më shumë se Kosova e vendit të dytë.

Vërtetë një ndeshje e vështirë kjo për djemtë kosovar, të cilët do të kërkojnë të ruajnë rekordin e pathyeshmërisë, tashmë prej prej 15 ndeshjesh me rradhë.

Një rekord special, i cili tregon më së miri kualitetet dhe rritjen e “Dardanëve”. Trajneri Shaland edhe në këtë ndeshje të madhe nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e 5 futbollistëve titullarë, si Rashica, Zeneli, Kololli, Kryeziu apo Shala. Megjithatë, Kosova e tregoi në sfidën e fundit se e rëndësishme është që skuadra të luajë në grup, për të mos ndjerë mungesën e elementëve cilësorë, të cilët për shkak dëmtimi nuk janë këtë herë në dispozicion.

Leave a Reply