Kristiano Ronaldo, pranë një rekordi të ri

Kristiano Ronaldo, është shumë pranë një tjetër rekordi me fanellën e kombëtares së Portugalisë. Yll i Juventusit është vetëm 2 gola larg kreut të listës së golashënuesve në kuadër të eliminatoreve për Kampionatet Europiane.

Ronaldo numëron gjithsej 21 gola në kuadër të ndeshjeve eliminatore, ndërsa para tij është vetëm sulmuesi irlandez, Robi Kin, që ka të shënuar 23 gola.

Portugalia ndeshjen e saj të radhës do ta ketë kundër Lituanisë, një mundësi e shkëlqyer kjo për Ronaldon që në rast të një “triplete” të kalonte Robi Kin.

 

Leave a Reply