Granit Xhaka së shpejti do të bëhet baba

Granit Xhaka së shpejti do të bëhet baba dhe në këtë periudhë dëshiron të jetë pranës gruas së tij, Leonita Lekaj. Futbollisti i Arsenalit dhe njëherit përfaqësueses së Zvicrës, madje është i gatshëm të lërë dhe disa ndeshje pa luajtur, pasi sipas tij,  ka gjëra më të rëndësishme se futbolli.

“Ka gjëra shumë më të rëndësishme dhe të veçanta në jetë sesa futbolli. Si për shembull të bëhesh baba. Me Seferoviç ndodhi e njëjta gjë, ne ramë dakord që ai të jepte gjithçka kundër Irlandës dhe më pas të linte ndeshjen tjetër, për t’u bashkuar me familjen. E njëta gjë do të ndodhë edhe me mua”, – është shprehur Xhaka që do humbasë dy ndeshjet me Irlandën dhe Danimarkën, për kualifikueset e Europianit.

Lindja pritet të ndodhë në mes të tetorit, kur do të jetë ndalesa e ekipeve kombëtare.

Leave a Reply