Bunjaku: Gjithmonë kemi insistuar të kemi trajner vendor

Shkupi gjatë ditës së sotme prezantoi trajnerin e ri Qatip Osmanin, duke firmosur kontratë 2 vjecare me teknikun tetovar. Skuadra bardheblu më në fund si duket ka gjetur trajnerin e duhur që do ti udhëheq në vijim të kampionatit. Shkupi nuk po arrin të gjejë qetësi në aspektin e trajnerëve, ku pas largimit të Umit Karanit erdhi Bulent Akin, por këtij të fundit nuk i zgjati shumë aventura dhe vetëm pas dy ndeshjeve palët ndërprenë bashkëpunimin.

Drejtori Sportivi i FC Shkupit, Omer Bunjaku ka thënë se kryesia e klubit bardhblu gjithmonë ka insistuar të sjell trajner vendor dhe më në fund ka bërë zgjedhjen e duhur.

“Qëllimi im si drejtor sportiv së bashku me kryesinë e klubit gjithmonë ka qenë dhe kemi insistuar që ekipi të drejtohet nga nje trajner vendor dhe që e njeh kampionatin tonë. Pas shumë bisedimeve më në fund arritëm që te kemi një akord me Qatip Osmanin, tek i cili kam besim shumë të madh dhe shpresoj që do të jap më të mirën për klubin tonë që të kemi rezultate pozitve dhe të arrijmë sa më lartë si në kampionat dhe Kupë” tha Omer Bunjaku.

Leave a Reply