ZYRTARE, Osmani merr drejtimin e FC Shkupit

Atë që paralajmëruam gjatë ditës së djeshme, sot bëhet realitet. Trajneri më i trofeshëm shqiptarë në futbollin vendor, Qatip Osmani, ka marrë drejtimin e FC Shkupit, skuadër kjo që gjatë ditës së djeshme ndërpreu takimin me strategun turk, Bulent Akin, shkruan “infOSport.mk”.

Osmani në praninë e drejtorit sportiv, Omer Bunjaku ka hedhur firmën në kontratë, e cila do ta mbajë lidhur me “bardheblutë” deri në vitin 2021.

Osmani së fundmi drejtoi Shkëndijën, mirëpo pas startit të dobët të këtij edicioni, u shkarkua nga ana e drejtuesve të skuadrës kampione në vend.

Njëjtë sikurse te Shkëndija, edhe te FC Shkupi, Qatip Osmani do të ketë Bashkim Livorekën.

Osmani debutimin e tij me skuadrën tonë do ta ketë të mërkurën (25.09.2019) në ndeshjen e Kupës me FK Sileksin, ndërsa në ndeshjen me Akademia Pandevin ekipi do të udhëhiqet nga Orhan Abdi.

Leave a Reply