BOMBË NË ÇAIR: Qatip Osmani firmos me FC Shkupin!

Ndryshimet në pankinën e skuadrës së Shkupit nuk kanë të ndalur, ndërsa së fundmi vetëm pas dy xhirove, bardheblutë ndërprenë bashkëpunimin edhe me trajnerin Bulent Akin që u emëruar me 5 shtator si zëvendësues i Umit Karanit të larguar.

Ndërkohë, ekskluzivisht “InfOSport.mk” mëson emrin e trajnerit të ri që do të merr udhëheqjen e Shkupit gjatë sezonit në vijim. Qatip Osmani është emri që do të firmos me skuadrën nga Çairi. Sipas asaj që arrin të mësoj portal jonë, Osmani dhe drejtuesit e Shkupit kanë arritur akordin dhe i njejti pritet të zyrtarizohet ditëve në vijim.

Kujtojmë që Qatip Osmani sezoneve të fundit ishte pjesë e kampionëve në fuqi, Shkëndijës, me të cilët në dy sezonet e fundit fitoj dy tituj dhe një trofe të Kupës. /InfOSport.mk

Leave a Reply